Atalanta dhe Real Madrid po përballen mes tyre në Bergamo, në sfidën e parë të raundit të 1/8 të Champions League.
Skuadra italiane e ka filluar shumë keq ndeshjen e sotme dhe në minutën e 17-të ka mbetur me një futbollist më pak.
https://streamable.com/7obguz
Remo Freuler kreu një faull ndaj mbrojtësit Mendy në kufinjtë e zonës dhe kryesori gjerman, Tobias Stieler i tregoi menjëherë të kuqin mesfushorit zviceran.
Një vendim që befasoi lojtarin zviceran dhe lojtarët e tjerë të Atalantës, teksa do të krijojë polemika të mëdha. /abcnews.al