Atalanta është rikthyer në formë fantastike dhe po shënon shumë gola. Ekipi i Gian Piero Gasperinit triumfoi 1-4 në fushën e Beneventos, duke siguruar suksesin e tretë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol dhe atë e shënoi Josip Ilicic pas gjysmë ore lojë. Slloveni bën çfarë të dojë në krahun e majtë dhe realizon një gol fantastik.
Marco Sau barazoi shifrat në minutën e 50-të, por vetëm kaq për ekipin e Pippo Inzaghit. Atalanta mori kontrollin e lojës dhe shënoi edhe tre gola të tjerë, duke marrë një fitore me “poker” golash.
Minuta e 70-të solli golin e mbrojtësit Toloi, teksa një minuta më pas pati festë edhe për Duvan Zapatën. Në minutat e fundit erdhi edhe rrjeta e Luis Muriel.
Berat Gjimshiti nuk u preferuar nga trajneri Gasperini në përballjen e sotme. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli. Fitorja e sotme e ka ngjitur Atalantën përkohësisht në vend të katërt. /abcnews.al
Serie A, java e 16-të
Benevento-Atalanta 1-4
(Sau 50′ / Ilicic 30′, Toloi 70′, Zapata 71′, Muriel 86′)