Berat Gjimshit, veçse të mbrojë, di edhe të shënojë gola. E tregoi që sot, pas rifillimit të Serie A, duke zhbllokuar ndeshjen që Atalanta po luan kundër Sassuolo.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, pas një goditjeje këndi, ia doli ta devijonte topin drejt e në rrjetë dhe këtë herë me këmbë e jo me kokë, siç ka shënuar zakonisht. /abcnews.al