Atalanta dhe Leipzig nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në ndeshjen e parë të fazën çerekfinale të Europa League, me takimin që u luajt në “Red Bull Arena”.
Skuadra italiane nuk mundi të merrte fitoren përballë gjermanëve, edhe pse bergamaskët shënuan të parët që në pjesën e parë me anë të Muriel në minutën e 17-të, i cili shënoi një supergol.
Në pjesën e dytë një situatë e rrezikshme në zonën e Atalantës bëri që Zappacosta në minutën e 58-të të shënonte gol në portën e tij.
Në minutat e mbetura të dyja skuadrat provuan të shënonin edhe golin e fitores por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës me takimin që mbyllet në barazim duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Itali pas një jave.
/f.a/abcnews.al