Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Atalanta makineri golash, realizon “poker” për 45 minuta

schedule13:18 - 4 Tetor, 2020

schedule 13:18 - 4 Tetor, 2020

Atalanta është një makineri golash. Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka shënuar katër herë në portën e Cagliari dhe 45 minutat e para të ndeshjes janë mbyllur me rezultatin 4-1.

I pari që shënoi ishte sulmuesi Luis Muriel. Kolumbiani, i vetëm me portierin kundërshtar, nuk mund të gabonte shtatë minuta nga nisje e ndeshjes.

Në të 24’ miqtë ia dolën të baraspeshojnë shifrat falë një goli të mbrojtësit Diego Godin. Uruguaiani realizoi si zakonisht me kokë, pas një krosimi nga këndi.

https://streamable.com/p6lxy2

Atalanta për pesë minuta e riktheu epërsinë me anë të Papu Gomez. Futbollisti i Atalanta shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zone.

https://streamable.com/jd66za

Spektakli i skuadrës nga Bergamo nuk mbaron këtu, pasi goli i tretë vjen pas një aksioni me kombinime të shumta. Ai që finalizoi ishte Marco Pasalic.

https://streamable.com/jl2yhd

Sigurisht nuk mund të mungojë në apel edhe Duvan Zapata, i cili dy minuta nga fundi i pjesës së parë shënoi golin e katërt për skuadrën e tij. /abcnews.al

https://streamable.com/lmlwfo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!