VIDEO/ Atalanta e mbyll vitin me fitore, Gjimshiti mund Ramadanin, në përballjen e fundit të 2023-shit

schedule17:16 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 17:16 - 30 Dhjetor, 2023

Pritej një përballje tejet e luftuar në fushën e blertë dhe ashtu rezultoi të ishte. “Bergamaskët” e Atalanta kanë fituar mesditën e kësaj të diele, në “Gewiss Stadium”, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, dhe njëkohësisht të fundit për vitin 2023, teksa mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Lecce.

Goli i vetëm i fitores së skuadrës së Gjimshitit, ndaj shokët të tij të Kombëtares, Ylber Ramadani erdhi në minutën e 58’-të të pjesës së dytë, ku pas një pasimi të “bomberit” italian, Gianluca Scamacca, “fantazisti” nigerian, Ademola Lookman, i cili me një goditje potente dërgon topin në rrjetën kundërshtare, për t’i dhënë fitoren “Zikaltërve” të teknikut, Gasperini.

Falë këtij rezultati, skuadra e Atalanta-s ngjitet në vendin e 6-të të tabelës, me plot 29 pikë, vetëm 2 më pak se Bologna e vendit të 5-të dhe 1 më shumë se Roma e një vendi më poshtë, ndërsa skuadra e Lecce mbetet në vendin e 13-të të tableës, teksa pas 18 javëve të para të kampionatit ka arritur të grumbullojë 20 pikë. /i.m /abcnews.al