Milani është rrëzuar në tapet në Bergamo. Atalanta i ka shënuar katër gola kuqezinjve të Piolit dhe fatet e takimit janë vendosur. Atalanta shënoi fillimisht me kapitenin Papu Gomez në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, shënoi dy gola brenda një minute.
Ishte ish-lojtari i Milanit, Mario Pasalic, ai që shënoi golin e dytë për Atalantën, në minutën e 61-të, ndërsa pak sekonda më vonë, Ilicic ndëshkoi sërish gardianin Donnarumma, duke çuar shifrat në 3-0. Dhjetë minuta më vonë, Ilicic shënoi sërish! Atalanta duket e frikshme edhe këtë sezon./abcnews.al
Serie A
Atalanta – Milan 4-0
Gomez 10′, Pasalic 61′, Ilicic 62′ 72′