Astrit Selmani ndodhet në formë të shkëlqyer. Sulmuesi i lindur në Malmo ka pranuar të luajë për Kosovën, është grumbulluar me përfaqësueses dardane, por nuk ka debutuar akoma.
24-vjeçari është pjesë e Hammarby prej janarit të këtij viti. Tek ekipi i elitës suedeze është përshtatur për mrekulli, dhe sot ka gjetur golin e radhës në Conference League.
Hammarby po luan në shtëpi takimin e kthimit të raundit të tretë kundër serbëve të Cukaricki. Këta të fundit fituan 3-1 sfidën e parë të luajtur në fushën e tyre.
https://streamable.com/t1s8ea
Skuadra suedeze e ka nisur “zjarr” përballjen e sotme. Mohanad Jeahze kaloi vendasit në avantazh në minutën e 12-të, ndërsa Selmani dyfishoi shifrat 14 minuta më pas.
Sulmuesi dardan iu shkëput bukur mbrojtjes serbe dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë. 2-0 për Hammarby, klub që ka Zlatan Ibrahimovic një nga pronarët.
Kalimi në fazën “play-off” të Conference League është afër, teksa ky ishte goli i katërt në këtë kompeticion për Astrit Selmanin. /abcnews.al