Surprizë e madhe në 45 minutat e para të sfidës Aston Villa-Liverpool. Vendasit kanë shënuar 4 gola dhe po udhëheqin me rezultatin 4-1!
Ollie Watkins shënoi dy herë në 22 minutat e para. I pari erdhi pas një gafe të portierit Adrian, ndërsa goli i dytë ishte fantastik.
Momo Salah shkurtoi diferencën në minutën e 33-të, por Aston Villa realizoi edhe dy gola të tjerë më pas.
John McGinn pati edhe fat në goditjen e tij, teksa qendërsulmuesi Watkins kompletoi trigolëshin e tij pas asistit të Trezeguet. /abcnews.al