Padyshimin më të vogël është një nga sulmuesit më të mirë të momentit, të paktën, në Premier League. “Bomberi” anglez, Ollie Watkins ishte protagonist absolut në fitoren e kësaj të shtune, të skuadrës së tij Aston Villa, me djemtë e teknikut, Unai Emery, që ia dolën me goxha vështirësi, të mundin me rezultatin e ngushtë, 2 me 3, transfertën e Luton Town.
“Kapelebërësit” nuk ia kanë dalë t’i bëjnë ballë aq sa duhet furisë, së Aston Villa, në “Kenilworth Road”, pavarëisht se arritën të shënonin dy herë, në portën e Emiliano Martinez, me anë të Tahitch Chong e Carlton Morris, kjo pasi Watkins ishte fantastik, duke realizuar një dopietë në minutat 24’ e 38’, ndërsa për të siguruar fitoren mendoi anësori francez, Lucas Digne, i cili dërgon në rrjetë, një krosim perfekt, të Moussa Diaby, në minutën e 89’-të.
Falë kësaj fitoreje, Aston Villa ngjitet në kuotën e 55 pikëve, duke qenë gjithmonë e më pranë një bilete, për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, teksa tashmë ndodhet vetëm 5 pikë larg skuadrës së Tottenham, ndërsa “Kapelebërësit” e Luton mbeten në vendin e 18-të të tabelës, me 20 pikë, 4 më pak se skuadra e Nottingham Forest. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: