VIDEO/ Aston Villa “kafshatë” e lehtë për Liverpool, Wolves nderohet nga Traore

schedule22:46 - 8 Janar, 2021

schedule 22:46 - 8 Janar, 2021

Liverpool dhe Wolverhampton janë kualifikuar në raundin tjetër të FA Cup. “The Reds” mposhtën me rezultatin 4-1 skuadrën e Aston Villa, që kishte 10 futbollistë të infektuar me COVID-19 dhe aktivizuan disa lojtarë të rinj, madje ai që shënoi golin u fut në histori si realizuesi më i ri (Louie Barry – 17 vjeç e 201 ditë) në historinë e FA Cup që është pjesë e një ekipi të Premier League.

Liverpool e nis me gol, pasi Mane shënoi me kokë që në minutën e katërt. Në fund Barry barazoi për Aston Villën dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1. Liverpool u karikua në të dytën dhe Wijndalum, Mane sërish dhe Salah shënuan edhe tre gola të tjerë dhe me rezultatin 1-4 kualifikuan kampionët e Liverpool.

Wolves kishte një takim më të vështirë, pasi përballej me Crystal Palace. Gjithsesi “ujqit” fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Adama Traore me një eurogol ishte ai që vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, që duhet thënë se ishte e dominuar nga skuadra e drejtuar Nuno Espirito Santo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!