VIDEO/ “Aspirinat” nuk ndalen as nga West Ham, Benfica feston ndaj “Të Kaltërve” në Lisbonë

schedule22:56 - 11 Prill, 2024

schedule 22:56 - 11 Prill, 2024

Ishin padyshim favoritët, për fitimin e këtyre sfidave, me “Shqiponjat Luzitani”, të Benfica dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, që kanë fituar sfidat e tyre respektive, në xhiron e parë, të fazës çerekfinalve, të UEFA Europa League, përkatësisht ndaj “Të Kaltërve” francezë, të Marseille dhe “Çekanëve”, të West Ham.

Kështu, në “Estadio da Luz”, Benfica arriti një fitore të ngushtë, me rezultatin, 2 me 1, me Rafa Silva e Angel Di Maria, që shënuan nga një gol, në minutat 16’ e 52’, të ndeshjes, ndërsa për golin e “nderit” të miqve mendoi “veterani” i sulmit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u tregua spektakolare, në minutën e 67’-të, për të “vulsour” gjithçka.

Në krahun tjetër, “Aspirinat” e Xabi Alonso, nuk kanë lëshuar terren, në “BayArena”, duke mundur pastër, 2 me 0, “Çekanët” e West Ham, me “fantazistin”, Jonas Hofmann e “bomberin” nigerian, Victor Boniface, që shënuan në fundin e sfidës, më konkretisht në minutat 83’ e 91’, për të “hipotekuar” pak a shumë kualifikimin në gjysmëfinale.

Megjithatë, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm një javë më pas, “Shqiponjat Luzitane” do të udhëtojnë drejt “ferrit”, të “Stade Velodrome”, ndërsa “Aspirinat” e Xabi Alonso priten nga “Çekanët”, në “London Stadium”, për të “vulosur” përfundimisht emrat e dy skuadrave, që do të kalojnë në fazën tjetër, të këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Benfica 2 – 1 Marseille

Goli i Rafa Silva, 1-0

Goli i Angel Di Maria, 2-0

Goli i Pierre-Emerick Aubameyang, 2-1

Bayer Leverkusen 2 – 0 West Ham

Goli i Jonas Hofmann, 1-0

Goli i Victor Boniface, 2-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!