VIDEO/ “Aspirinat” nuk falin as në Kupë, Saarbrucken vazhdon “ëndrrën” e DFB Pokal

schedule21:16 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 21:16 - 6 Dhjetor, 2023

Bayer Leverkusen bën detyrën përballë Paderborn, ndërkohë që vijon ëndrra e Saarbrucken në Kupën e Gjermanisë, me “Aspirinat”, që fituan 3-1 në “BayAren” kundër skuadrës së Florent Muslijës dhe Filip Bilbijës, që garon në Bundesliga 2.

Victor Boniface, në minutën e 12′-të dhe Exequiel Palacios, në të 28-tën i dhuruan skuadrës së  spanjollit, Xabi Alonso avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, por miqtë shkurtuan rezultatin me anë të Sebastian Klaas, në minutën e 83′-të..

Megjithatë, “Aspirinat” realizuan edhe golin e tretë me anë të Patrick Schick katër minuta më vonë, duke vulosur kualifikimin në raundin e çerek-finaleve, të DFB Pokal, si dhe fitoren e 20-të sezonale në të gjithë kompeticionet.

Mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë në Kupë do të jetë edhe Saarbrucken, teksa pasi eliminoi “gjigantë” e Bayern Munich, skuadra që garon në divizionin e tretë, mposhti edhe “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt.

Suksesi 2-0 erdhi falë golave të Kai Brunker, në minutën e 64′-t dhe Luca Kerber, në të 78′-tën, ndërkohë që VAR-i i anuloi vendasve një gol në pjesën e parë të takimit, ndërkaq, skuadra e Frankfurt e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Noel Futkeu, në minutën e 83′-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Bayer Leverkusen 3 – 1 Paderborn 

Saarbrucken 2 – 0 Eintracht Frankfurt