VIDEO/ Asiston Lukaku dhe shënon Lautaro, Interi ndëshkon Milanin

schedule15:05 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:05 - 21 Shkurt, 2021

Luhet derbi i Milanos për javën e 23-të të Serie A dhe Interi ka kaluar në avantazh. Ishte pikërisht Lautsto Martinez, që shënoi në minutën e 5-të.

Hakimi dha një pasim shumë të bukur nga prapavija për Lukakun, i cili e mbajti topin shumë mirë dhe i vetëm gjeti mundësinë të dërgojë një top të telekomanduar te partneri i tij në sulm.

GOLI I LAUTARO

Lautaro u gjend i vetëm në zonë dhe nuk e pati aspak të vështirë të shënojë këtë gol kaq të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe të Serie A. /abcnews.al