Armando Broja rikthehet te goli në kampionatin holandez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar golin e tretë të Vitesses, që po fiton 1-3 në fushën Emmen.
https://streamable.com/pq9jza
Miqtë mbyllën në avantazh të dyfishtë pjesën e parë, me 19-vjeçarin që dhuroi asistin e golit të parë. Sapo filloi pjesa e dytë, Broja ia doli të dërgonte topin në rrjetë, minuta e 49-të.
Sulmuesi i talentuar nga Malësia e Madhe, mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin vendas me një diagonale të saktë, ekzekutim goleadori.
Ky është goli i pestë në Eredivisie për shtatlartin shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea. Broja është huazuar këtë sezon te Vitesse, që po bën një kampionat super, duke u renditur në vend të parë bashkë me Ajax. /abcnews.al