Është mbyllur kryendeshja e javës në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, me të besuarit e Guardiolës që kanë dominuar dhe kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.
De Bryune shënoi dy supergola, si dhe krijoi raste të panumërta për shokët e tij të skuadrës, kundër një mbrojtje inekzistente të Arsenalit. Edhe Sterling shënoi në këtë takim, duke vazhduar formën e tij të mirë si golashënues.
Arsenali është në rënie të lirë këtë sezon dhe shkarkimi i Unai Emery nuk ka sjellë asnjë rezultat te “Topçinjtë”. Ekipit nga Londra Veriore i ka mbetur vetëm emri, pasi prej vitesh nuk konsiderohet më si skuadër e madhe./abcnews.al
Premier League
Arsenal – Manchester City 0-3
De Bryune 2′ 15′, Sterling 40′