VIDEO/ Arsenali shtang Liverpoolin në finale, tjetër trofe për “Topçinjtë”

schedule19:46 - 29 Gusht, 2020

schedule 19:46 - 29 Gusht, 2020

Pas fitores së FA Cup vetëm 29 ditë më parë, Arsenali ka fituar dhe Superkupën e Anglisë, përballë Liverpool, kampione e Premier League. “Topçinjtë” bënë një pjesë të parë të shkëlqyer, madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes edhe në avantazh.

https://twitter.com/RainingGoals/status/1299734655118180353

Kapiteni Aubameyang shënoi një supergol me të djathtën në minutën e 12-të. Pjesa e dytë, foli më mirë për Liverpool. Klopp aktivizoi Minaminon dhe ky i fundit, ndryshoi fatet e takimit, duke barazuar shifrat dhe duke çuar ekipet drejt pikës së bardhë së penalltisë.

I vetmi që gaboi, ishte sulmuesi i ri i Liverpool, Rhian Brewster, ndërsa penalltinë e fitores, e shënoi kapiteni Aubameyang, i cili ngriti trofeun e dytë brenda një muaji./abcnews.al

Community Shield, finale

Arsenal – Liverpool  1-1 (4-5)
Aubameyang 12’ / Minamimo 73’