Është mbyllur takimi mes Burnley dhe Arsenal, në barazim 0-0. Në letër, “Topçinjtë” shiheshin si favoritët për të marrë tre pikët në këtë takim, por Burnley u mbrojt mirë, madje, sulmuesi Rodriguez kishte shansin e artë për t’i dhënë fitoren djemve të Sean Dyche.
Në minutën e 78-të, sulmuesi i Burnley humbi një gol të sigurt, ku nga një distancë e afërt me portën e boshatisur, goditi traversën. Arsenali largohet me një pikë nga një sfidë ku nuk meritonin më shumë, ndërsa Burnley vazhdon të mos e mposhtë Arsenalin, ku në 13 sfidat e fundit, kanë marrë vetëm 2 barazime dhe 11 humbje.
Mesut Ozil luajti ndeshjen e 250-të me Arsenalin, por nuk arriti të lërë gjurmë. Në hije ishte dhe Aubameyang, i cili u rikthye i gatshëm pas dënimit me tre ndeshje për shkak të një kartoni të kuq kundër Crystal Palace. Zona Champions duket e pamundur tashmë për Arsenalin, që vazhdon të militojë në mes-tabelë./abcnews.al
Premier League
Burnley – Arsenal 0-0