VIDEO/ Arsenali ka harruar të fitojë, Everton “flakë”. Leeds triumfon me “manita”

schedule20:56 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 20:56 - 16 Dhjetor, 2020

Tjetër fitore e madhe e Everton. Ekipi i Carlo Ancelottit ka lënë pas krahëve momentet e vështira dhe i është rikthyer rezultateve pozitive të javëve të parë të kampionatit. Pasi mposhti 1-0 Chelsea në fundjavë, Everton ka thyer një tjetër ekip të fortë, Leicester City.

 

Rezultatet e tre takimeve…

Skuadra nga Liverpuli fitoi 0-2 në fushën e “Dhelprave”. Richarlison zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21-të. Veprim i bukur në krah i brazilianit dhe goditje e fortë, teksa goli i qetësisë erdhi në minutën e 72-të me anë të Mason Holgate.

https://streamable.com/904fsi

Fitorja e sotme e ka ngjitur Everton në vend të pestë me 23 pikë, një më pak se rivalët e sotëm të Leicester City. Arsenali ka harruar të fitojë në Premier League. Edhe pse përballë kishin një ekip në formë si Southampton, djemtë e Mikel Artetës nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi.

Theo Walcott gjeti golin e “ish”-it në minutën e 18-të pas një aksioni shumë të bukur të Southamton. Kapiteni Aubameyang barazoi shifrat në minutat e para të pjesës së dytë, teksa vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 62-të.

Braziliani Gabriel u ndëshkua me të kuqe, por “Shenjtorët” nuk ia dolën të shfrytëzonin avantazhin numerik dhe takimi u mbyll në barazim. Leeds United vazhdon të dhurojë futboll spektakolar. Djemtë e Marcelo Bielsa shkatërruan 5-2 në fushën e tyre Newcastle. Njëri nga golat e vendasve u realizua nga Ezgjan Alioski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!