Të enjten është zhvilluar një ndeshje e shtyrë në Grupin A të Europa League mes kryesuesve dhe favoritëve të katërshes, Arsenal dhe PSV.
Epërsia e klubit londinez nuk vihej në dyshim. Në minutën e 71-të, Topçinjtë shpërndanë mbrojtjen kundërshtare dhe zbuluan Granit Xhaka, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Arsenali kaloi në play-off me 12 pikë, kundërshtarëve u kanë mbetur edhe 7 pikë, përpara luftës për vendin e dytë. SHIKO GOLIN /G.D abcnews.al/