VIDEO/ Arsenal luan “tenis”, Real Madrid fiton me përmbysje, ja rezultatet e mbrëmjes së Champions League

schedule23:00 - 29 Nëntor, 2023

schedule 23:00 - 29 Nëntor, 2023

Arsenal ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-0 ndaj Lens. Anglezët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment sfidën, duke menaxhuar totalisht 90 minutat. Me këtë rezultat, Arsenal siguron vendin e parë me 12 pikë.

Real Madrid ka marrë një fitore fantastike ndaj Napolit me rezultatin 4-2. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1 për spanjollët, ndërsa në të dytën barazuan italianët në mënyrë provizore. Më pas, në minutën e 83’, Real Madrid shënon golin e tretë falë perlës së Paz dhe në të 94′ golin e katërt me Joselu. Me këtë rezultat, Real Madrid siguron vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Napoli pret sfidëne fundit.

Inter ka marrë një barazim spektakolar ndaj Benfica. Portugezët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 3-0, por zikaltërit barazuan gjithçka në 3-3./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Arsenal-Lens

Shikoni golat e Real Madrid-Napoli

Shikoni golat e Benfica-Inter