VIDEO | Arsenal i falet talentit anglez, 18-vjeçari kualifikon edhe… Eintrachtin

20:51 | 12/12/201920:510

Cluj, Getafe, Copenhagen, Eintracht Frankfurt dhe Arsenal, janë skuadrat që arritën të kualifikohen më tej në Europa League mbrëmjen e sotme. Lazio shpresonte te një fitore e Celtic përballë Cluj, por humbi ndeshjen e vet kundër Rennes 2-0 dhe më tej kaloi ekipi rumun, që ia doli gjithsesi të mposhtë kampionët e Skocisë.

Europa League: Rezultatet e ndeshjeve të luajtura në orën 18:55

Arsenali nuk duhet të humbiste më shumë se 4-0 përballë Standard Liege dhe ashtu ndodhi. Belgët e dërguan rezultatin në 2-0, por “Topçinjtë” nuk i kapi paniku dhe shënuan dy gola të shpejtë me anë të Lacazette dhe 18-vjeçarit të talentuar, Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë në Europë.

Renditja dhe skuadrat e kualifikuara në grupet A dhe B
Renditja dhe skuadrat e kualifikuar në grupet C dhe D
Renditja dhe skuadrat e kualifikuara në grupet E dhe F

Dy golat e anglezëve kualifikuan edhe Eintracht Frankfurt, që u mposht në shtëpi nga Guimaraes. Fat pati edhe Copenhagen. Danezët dolën pa pikë nga derbi nordik kundër Malmo, por Lugano befasoi në Ukrainë duke barazuar përballë Dinamos së Kievit, që mbeti në shtëpi.

Getafe kishte nevojë për një barazim në shtëpi përballë Krasnodar. Spanjollët nuk treguan mëshirë, triumfuan 3-0 dhe siguruan kualifikimin për më tej. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono