VIDEO/ Arsenal e Everton “flakë”, i bëjnë presion Tottenhamit për Europën

schedule21:54 - 19 Maj, 2021

schedule 21:54 - 19 Maj, 2021

Garë e fortë për Europa League, pas humjes së Tottenham dhe fitoreve të Everton dhe Arsenalit. “Topçinjtë” ia dolën të marrin pikët e plota kundër Crystal Palace me rezultatin 3-1 dhe të afrohen me “Spurs”-at.

Nicolas Pepe e hapi dhe e mbylli me gol. Sulmuesi kaloi në epërsi londinezët në minutën e 35-të, ndër Benteke i vendasve vendosi baraspeshën. Martinelli shënoi në shtesë golin e epërsisë, kurse Pepe i dha fund me golin e tretë.

NDESHJET E MËPARSHME – Everton ka triumfuar në shtëpi kundër Wolverhampton me rezultatin e ngushtë 1-0. Richarlison ishte ai që nderoi skuadrën e Carlo Ancelottit, me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Edhe pse ndeshjen e fundit e kanë kundër Manchester City, ata shpresojnë për një vend në kupat e Europës. Humbja e Tottenham në shtëpi ndaj Aston Villa, 1-2, u ka dhënë zemër.

“Spurs”-at e nisën mirë, pasi Bergëijn i kaloi në epërsi që në minutën e tetë. Festa zgjati pak. Reguilon shënoi në portën e gabuar dhe rezultati u barazua, ndërsa Watkins në minutën e 39-të shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për skuadrën e Aston Villa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!