VIDEO/ “Arratisje” nga kafazi i cirkut, luani “ngre në këmbë” provincën e Romës

schedule21:40 - 11 Nëntor, 2023

schedule 21:40 - 11 Nëntor, 2023

Pesë orë gjueti në rrugët e Ladispolit për të kapur një luan. Së bashku me policinë vendase, tre veterinerë të armatosur me pushkë të mbushura me plumba qetësues, janë përpjekur për të kapur luanin që kishte dalë nga kafazi i një cirku të provincës së Romës.

Macja e egër arriti të dilte nga kafazi dhe ka alarmuar e terrorizuar të gjithë banorët vendas, të cilët u ngujuan në shtëpitë e tyre. Një skenë surreale, me “bishën” që endej rrugëve.

“Një luan është arratisur nga cirku. Kafsha e egër u gjurmua dhe stafi i cirkut po zbaton operacionet e kapjes, me mbështetjen e policisë që ndërhyri menjëherë në vendngjarje. Ju lutemi kushtoni vëmendje maksimale dhe shmangni daljet deri në një njoftim të mëtejshëm”, shkruante kryebashkiaku i Ladispolit Alessandro Grando pasditen e së shtunës.

Në fillim luani ishte në prag të kapjes , por më pas arriti të largohej përsëri dhe të arrinte në shtëpitë më të afërta, i ndjekur gjithmonë nga afër nga patrullat e Karabinierëve. Shumë banorë postuan video nga shtëpitë e tyre , të shqetësuar për atë që mund të kishte ndodhur, edhe pse personeli ushtarak nuk e humbi kontaktin me kafshën e cila vazhdoi të ecte prane banesave edhe pas perëndimit të diellit. Nuk kishte asnjë rrezik për njerëzit, kafsha ishte duke çaluar dhe gjithashtu dukej e “humbur”. Policia është në pritje të ardhjes nga Roma të një veterineri të specializuar për këtë lloj kafshe, i cili duhet ta vërë në gjumë duke qëlluar me një plumb që e vendos në gjumë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!