Petrolul Ploiesti ka fituar me rezultatin 3-0 në transfertë kundër Viitorul Targu Jiu dhe regjistron triumfin e tretë në katër javë kampionat.
Në duelin e sotëm ka lënë shenjë edhe sulmuesi shkodran, Armando Vajushi, i cili ka shënuar golin e parë të takimit.
Në fillim të pjesës së dytë ai nuk fali me një goditje brenda zonës dhe e ndëshkoi skuadrën vendase. Për Vajushin ky është goli i dytë në kampionat këtë sezon. /abcnews.al