Armando Broja u zyrtarizua ditën e djeshme te klubi anglez i Fulham, pasi sulmuesi shqiptar nënshkroi kontratën e huazimit deri në fund të sezonit.
Objektivi i Brojës është të ketë sa më shumë minuta në këmbët e tij, me synimin për të qenë pjesë e listës së skuadrës të kombëtares shqiptare për në Euro 2024.
Për Brojën, në orët e fundit të merkatos, pati edhe interesim nga Milan dhe Atletico Madrid, por bomberi kuqezi vendosi të zgjidhte Fulham për shkak se ky klub do t’i japë më shumë minuta loje.
Fulham bëri prezantimin e sulmuesit kuqezi, duke e përfshirë në një video tepër të bukur, ku shihet qartë Broja me fanellën numër 9./h.ll/abcnews.al
Deal done. ? pic.twitter.com/lx4J0uASua
— Fulham Football Club (@FulhamFC) February 2, 2024