Armand Broja vazhdon të jetë vendimtar për Vitesse. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në lojtar titullar te skuadra holandeze dhe sot ishte protagonist në golin e shënuar nga skuadra e tij.
Djaloshi nga Malësia e Madhe, kur kishin kaluar nëntë minuta lojë, fitoi një penallti që u kthye në gol më pas nga Tannane.
Broja u shkëput mirë pas një vertikalizimi dhe portieri i Emmen e ka përplasur keq sulmuesi. Asnjë diskutim për arbitrin, që drejtoi dorën nga pika e bardhë e penalltisë. /abcnews.al