Argjentina në finale të Copa America, ku e pret Brazili kampion në fuqi. Skuadra e Lionel Scaloni ia ka dalë pas gjuajtjes së penalltive, me portierin Emiliano Martinez që ishte hero duke ndalur tre gjuajtje të lojtarëve të Kolumbisë.
¡FINAL DEL PARTIDO! @Argentina venció 3-2 en los penales a @FCFSeleccionCol tras el 1-1 en los 90 minutos y avanzó a la Final de la CONMEBOL #CopaAmérica
?? Argentina ? Colombia ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/Qw1xhr6O4O
— Copa América (@CopaAmerica) July 7, 2021
90 minutat e ndeshjes ishin mbyllur në barazim 1-1 dhe dueli ishte mjaft i fortë. Argjentina e nisi mirë, me Messi që u tregua fantastik në organizimin e aksioneve sulmues. Në rastin e parë Lautaro u ndal nga portieri i Kolumbisë, por u dorëzua në minutën shtatë pas asistit të Messit.
Goleadori i Interit e çoi topin në rrjetë dhe në vazhdim kolumbianët treguan se nuk ishin dorëzuar dhe rrezikuan menjëherë me Cuadradon. Barrios më pas goditi shtyllën, kurse Yerri Mina traversën. Në fraksionin e parë të lojës Argjentina iu afrua golit të barazimit me Gonzales, pas një goditje këndi.
0-0 45 minutat e para, ndërkohë që në të dytën përpjekjet e Kolumbisë u konkretizuan me një gol të shënuar nga Diaz në mënyrë fantastike. Argjentina u kundërpërgjigj dhe Messin e ndali shtylla. Me barazim 1-1 në 90 minuta skuadrat duhet të gjuanin penalltitë për të caktuar ekipin finalist.
Nga Argjentina gaboi vetëm De Paul, që gjuajti mbi tra, kurse Messi, Paredes dhe Lautaro Martinez nuk falën. Heroi ishte Emiliano Martinez, portieri që luan në Angli me Aston Villa, i cili nuk lejoi Sanchez, Mina dhe Cardona të shënonin dhe Brazili me rezultatin 3-2 fitoi dhe siguroi finalen, me dëshirën për të fituar për të 15-n herë Copa America. /abcnews.al