Argjentina arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu të besuarit e Lionel Scalonit arritën të mposhtnin në shtëpi Ekuadorin, me rezultatin minimal 1-0.
Heroi për argjentinasit ishte dhe një herë Lionel Messi, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes me penallti në minutën e 13-të takimit. Më pas ata ruajtën avantazhin e krijuar dhe dolën me tre pikë nga ndeshja.
Gjithashtu edhe Uruguaji i Luis Suarez fitoi kundër Kilit. Ishte një ndeshje e fortë mes të dy ekipeve, por që në fund ishin vendasit që fituan me rezultatin 2-1. Golat u shënuan nga sulmuesi i ri i Atletico Madrid dhe nga Maximiliano Gomez. Ndërsa sfida tjetër mes Paraguait dhe Perusë u mbyll në barazimin 2-2, ku gjithçka u vendos në fundin e takimit. /abcnews.al