Vazhdon Copa America dhe dje u luajtën dy ndeshje të tjera të grupit A, ku zbritën tre pretendentë. Në orët e fundit të ditës së djeshme me orën tonë në “Arena Pantanal” të Brazilit u luajt Uruguai-Kili. Si zakonisht ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe në fund u ndal në barazim 1-1.
Uruguaianasit ishin gjatë gjithë ndeshjes më këmbëngulës, por Kili me pragmatizmin e tij karakteristik arriti t’i bënte ballë Suarez me shokë dhe të merrte një barazim me vlerë. Ishin kilenët, që gjetën të parët golin e Eduardo Vargas, i cili shënoi në minutën e 26 pas një depërtimi të bukur.
Në vazhdimin e lojës Uruguai e kërkoi me këmbëngulje golin dhe e gjeti në minutën e 66, kur Arthuro Vidal në duel me Luiz Suarez e shty topin në rrjetë. Pas golit të pasuar Kili e rriti ritmin dhe ndeshja u bë më e fortë dhe ekuilibruar, por gola nuk kishte dhe skuadrat marrin nga një pikë.
Në orën 2:00 me orën tonë në fushë zbriti Argjentina e Messit, që sfidoi Paraguain. Bardhekaltërit arritën të fitonin me shifrat 1-0, falë një goli të Papu Gomez në një aksion të projektuar nga Messi, ndërtuar nga Di Maria dhe finalizuar nga ylli i Sevillas.
Pas këtij goli Argjenina e uli ritmin dhe nuk u mundua të rrezikojë, por administroi ndeshjen, me Paraguain, që krijoi volum, por e gjeti vetëm 2 herë portën e Emiliano Martinez. Me këtë fitore, Argjentina mban vendin e parë në renditjen grupit A.
Skuadra e Messit numëron 7 pikë pas tre ndeshjesh dhe siguron matematikisht kualifikimin, teksa për ta mbajtur vendin e parë i duhet një fitore ndaj Bolivisë në ndeshjen e fundit në grup. Kili renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Paraguai ndjek me 3 pikë. Uruguai regjistron 1 pikë në dy ndeshje.
Vlen për t’u përmendur rekordi i Lionel Messit, i cili me ndeshjen e djeshme e çoi në 147 numrin e betejave me përfaqësuesen, duke parakaluar Javier Macheranon dhe u bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Argjentinës. “Pleshti” ka shënuar 73 gola. /abcnews.al