Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Argjentina e nis me fitore në kualifikueset e Botërorit, Messi autori i golit “magjik”

schedule10:23 - 8 Shtator, 2023

schedule 10:23 - 8 Shtator, 2023

Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës dhe vendimtar ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi me një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë.

Përfaqësueset e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) kanë filluar ndeshjet kualifikuese Kupën e ardhshme të Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshjet e xhiron së parë nisen pa ndonjë befasi, me Argjentinën që fitoi me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Ekuadorit. Goli i vetëm dhe vendimtar u shënua nga ylli i ekipit, Messi, i cili ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes.

Messi shënoi një supergol nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.

Edhe pse ka fituar Botërorin e fundit me Argjentinën e tij, Messi tregoi se nuk dëshiron të ndalet me kaq. por përkundrazi, nisi një cikël të ri kualifikimi në Botëror dhe e bëri në mënyrën e duhur./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!