Arbnor Mucolli po kalon një moment fantastik dhe sot ka shënuar dy golat e radhës në Danimarkë. Vejle po fiton 3-1 në shtëpi kundër Roskilde dhe 20-vjeçari i Shqipërisë U-21, ka realizuar dy golat e parë të ekipit të tij.
20-vjeçari shënoi në minutën e 13-të dhe të 30-të falë dy goditjeve të sakta me të majtën, duke përmbysur avantazhin momental të miqve.
Vejle, ku aktivizohen edhe Ylber Ramadani (e ka nisur si titullar) dhe Arlind Ajeti (ndodhet në stol) është shumë afër rikthimit në elitën e futbollit danez.
Mucolli shënoi edhe javën e kaluar, teksa tashmë është ngjitur në shifrën e gjashtë golave në kampionat për këtë sezon. /abcnews.al