VIDEO/ Arb Manaj i jashtëzakonshëm në Turqi, Endri Çekiçi humbet penallti

schedule15:23 - 22 Nëntor, 2020

schedule 15:23 - 22 Nëntor, 2020

Arb Manaj u transferua nga Trepça ’89 te Ankara Keciörengücü në muajin tetor. Klubi turk i divizionit të dytë pagoi 75 mijë euro në arkat  klubit nga Mitrovica, teksa sulmuesi 22-vjeçar e ka nisur shumë mirë aventurën me ekipin e ri.

Keciörengücü fitoi 6-0 në shtëpi kundër Akhisarspor ditën e sotme dhe lojtari nga Klina kreu një performancë fantastike. Manaj realizoi dy golat e parë të ndeshjes (18′, 33′), teksa dhuroi edhe dy asiste: atë të golit të tretë dhe të katërt.

Ekipi i sulmuesit dardan renditet në vend të dyte dhe është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk. 3 gola numëron Manaj deri tani në kampionat, 2 në Kupën e Turqisë, ndërsa sot regjistroi edhe dy asistet e para.

https://streamable.com/ewg1yw

E diel për t’u harruar për Endri Çekiçin dhe Ankaragucu. Sulmuesi pogradecar i kombëtares kuqezi, i cili la Olimpija Ljubjana për të kaluar në Super Lig e Turqisë te Ankaragucu, ka humbur një penallti në takimin jashtë fushe kundër Goztepe.

Ishte minuta e 29-të, vendasit kryesonin 1-0 dhe 23-vjeçari kishte shansin e artë për të barazuar sfidën. Çekiçi dështoi nga pika e bardhë dhe më pas Goztepe realizoi edhe dy gola të tjerë, duke udhëhequr 3-0. /abcnews.al

https://streamable.com/256up6

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!