Gjilani u eliminua nga Europa League pas humbjes me rezultatin 0-2 ndaj APOEL-it. Ishte një ndeshje mjaft e mirë nga të besuarit e trajnerit Gentian Mezani që rezistuan 90 minuta duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke çuar ndeshjen në shtesë pas një 0-0.
Sfida ishte e dominuar nga miqtë, por shqiptarët e Kosovës treguan se janë një skuadër mjaft simpatike dhe me një Koliçi në portë shkaktuan befasinë. APOEL-i nuk shfaqi shumë në stadiumin “Fadil Vokrri”, por duket se kishte ruajtur energjitë për kohën shtesë.
Miqtë shënuan dy herë duke siguruar kualifikimin. Fillimisht dërguan topin në rrjetë me anë të Efrem në 102′, ndërsa Ndongala mbylli çdo diskutim në të 116′./abcnews.al