Manchester United dhe Liverpool ka shkuar në shtesa, pasi minutat e plota përfunduan në barazimin 2-2, sfidë e vlefshme për një biletë për gjysmëfinalen e FA Cup.
Liverpool po kryesonte deri në fundin e ndeshjes, por Antony arriti të shënonte golin e barazimit në minutën e 87’.
Kështu, ndeshja do të shkojë në shtesa, ku do të luhen dy pjesë nga 15 minuta. Nëse rezultati do të vazhdojë ende në barazim, sfida do t’i drejtohet goditjeve të penalltive./h.ll/abcnews.al