VIDEO/ Anija kozmike e Japonisë bën uljen historike në Hënë

schedule16:42 - 19 Janar, 2024

schedule 16:42 - 19 Janar, 2024

Agjencia Hapësinore Japonisë ka arritur që të realizojë me sukses misionin e saj për të ulur një anije kozmike pa ekuipazh në Hënë.

Anija kozmike që quhet “Snajperi i Hënës” ka arritur që të realizojë një ulje të butë në Satelitin e Tokës me një largësi prej 100 metrash nga objektivi fillestar I këtij misioni. Japonia bëhet vendi I 5-të në botë që arrin të vendosë një anije kozmike në Hënë pas Shteteve të Bashkuara, ish—Bashkimit Sovjetik, Indisë dhe Kinës.

“Snajperi i Hënës” do të përdoret për të eksploruar polet kodrinore të Hënës që shihen si një burim i mundshëm oksigjeni, Karburanti dhe uji nga shkencëtarët që besojnë se mund të gjejnë shenja jete në satelitin e Tokës.

Agjencia Hapësinore e Japonisë do duhet të pres të paktën një muaj për të verifikuar nëse Anija e tyre kozmike ka arritur që të mbledh të dhënat e duhura në sipërfaqen e Hënës.

Tokyo po kërkon gjithmonë e më shumë që të luaj një rol më të gjerë në zbulimin e hapësirës duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për t’iu kundërvënë synimeve të Kinës.

Agjencia Hapësinore Japonisë nisi misionin e saj për të dërguar Anijen e Tyre Kozmike drejt Hënës në muajin shtator të vitit të shkuar.

Përgjatë javës së shkuar një mision i njëjtë u nis edhe nga Shtetet e Bashkuara por anija e tyre kozmike u shkatërrua që në nisje dhe e saj që kishin marrë flake ranë në oqeanin Atlantik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!