VIDEO | Anglia shumë e fortë, Shpresat mposhten në Shkodër!

schedule21:02 - 15 Nëntor, 2019

schedule 21:02 - 15 Nëntor, 2019

Shpresat kuqezi janë mposhtur me rezultatin e thellë 0-3 nga Angli U-21, me “Luanët” që morën tri pikët e radhës dhe kreun e Grupit C. Fillimisht, ishte talenti i Manchester City, Phil Foden ai që shënoi, duke mposhtur portierin Hoxha nga një goditje dënimi (22’).

Në minutën e 43-të, Callagher shënon një supergol me të majtën, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Pjesa e dytë ishte disi më e mirë për kuqezinjtë tanë, por nuk ia dolëm të shënonin.

Ylli i Arsenalit, Reiss Nelson, shënoi dhe golin e tretë për 21-vjeçarët anglezë, që marrin kështu një fitore të pastër 0-3 dhe tre pikë të vyera./abcnews.al

Kualifikuese, Euro U21
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër (19″00)

Shqipëri U21 – Angli U21   0-3
Foden 22’, Callagher 43’, Nelson 90+4′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!