Mbrëmjen e djeshme “makthi” i Anthony Joshua, Andy Ruiz është kthyer në ring në të tjera përmasa dhe ka arritur të kthehet te fitorja pas 17 muajsh, kur humbi titujt botëror në ndeshjen e dytë me anglezin.
Përballë ishte Chris Arreola, i cili, ashtu siç nuk pritej, arriti të mbijetojë plot 12 raunde dhe t’ja bëjë më të vështirë seç pritej këtë ndeshje, ish kampionit të botës.
Madje në raundin e dytë Ruiz i mbijetoi një nokauti, për ta marrë më pas shtruar dhe çuar ndeshjen deri në fund. Gjyqtarët nuk kishin dyshime dhe vendosën unanimisht për fitoren e meksikanit.
Andy Ruiz bëri atë që nuk e mendonte askush rreth dy vite më parë, duke mundur pastër dhe turpëruar kampionin e botës dhe një nga më të mirët e viteve të fundit, Anthony Joshua.
Meksikani, me më shumë dhjam se muskuj, surprizoi të gjithë kur e hodhi në tapet një gjigant si Joshua, diçka e jashtëzakonshme, që do mbetet në histori.
Më pas Joshua mori revanshin dhe i ktheu titujt e tij, por Andy Ruiz me atë fitore ka gjetur veten dhe është kthyer edhe më i fortë dhe… i dobët. Meksikani prej 17 muajsh, që nga humbja me Joshua nuk është kthyer në ring.
Por puna nuk është ndalur në asnjë moment dhe Joshua ka bërë një ndryshim të madh me veten e tij. Ai është dobësuar plot 20 kilogramë dhe ky është faktori kryesor që ai e çoi ndeshjen deri në fund dhe arriti fitoren. /abcnews.al