Mesfushori shqiptar, Fation Andoni, është shndërruar në protagonistin absolut për skuadrën e tij Smyrnis, në sfidën kundër ish-ekipit, AEL Larissa.
Andoni është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë (90+1’) dhe i ka dhënë tri pikë të arta ekipit të tij.
Smyrnis dhe Andoni e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Greqi, duke marrë tri pikë të plota që në start./abcnews.al
https://streamable.com/aq3sjh