Andi Zeqiri është bërë protagonist për Brighton në Angli. 22-vjeçari ka arritur të shënojë golin e dytë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Cardiff City.
Sulmuesi ka arritur të finalizojë me sukses një aksion të bukur të skuadrës së tij, duke lëshuar një diagonale të ulët, e cila u bë e pakapshme për portierin kundërshtar.
Ky është goli i parë i Andi Zeqirit në një ndeshje zyrtare për Brighton. Sulmuesi ka hasur vështirësi për të gjetur hapësira dhe shpresojmë që ky gol t’i ketë rikthyer besimin në vete. /abcnews.al
https://streamable.com/9edi3o