Alvaro Morata ka zbarkuar në Torino. Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Atletico Madrid, duke paguar 10 milion euro për huazimin e spanjollit, ndërkohë që verën e ardhshme do të paguajë 45 milion euro për ta blerë përfundimisht.
Në mesnatë Morata ka mbërritur në “Caselle Airport” dhe pritet që sot të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë e të zyrtarizohet për të dytën herë si lojtar i Juventusit. Bardhezinjtë po tentonin të merrnin Edin Dzeko, por tratativat ngecën.
Morata is back ??⚫⚪#Juve #Juventus pic.twitter.com/w8PORnsihm
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) September 21, 2020
Drejtuesit e klubit nga Torino nxituan të merrnin spanjollin Morata, me Atletico Madrido që pritet të zyrtarizojë afrimin e Luis Suarez. “Sky Sport” në Itali ndërkohë zbulon edhe një detaj tjetër të marrëveshjes mes klubeve.
Juventusi mund ta zgjatë huazimin e Morata edhe për një vit tjetër, duke paguar 10 milion euro dhe më pas ta blejë atë pas dy vitesh për shumën e 35 milion eurove. Gjithçka do të vendoset në bazë të paraqitjes së sulmuesit në Serie A këtë sezon. /abcnews.al