VIDEO/ Alkmaar përmbys gjithçka në Hollandë, “tulipanët” i falen gjuajtjes së penalltive

schedule21:37 - 20 Prill, 2023

schedule 21:37 - 20 Prill, 2023

Hollandezët e AZ Alkmaar kanë vazhduar ecurinë e tyre “magjike” në Evropë, teksa pas italianëve të Lazio, mbrëmjen e sotme kanë përmbysur gjithçka duke larguar dhe belgët e Anderlecht nga kompeticioni pas goditjes së penalltive në ndeshjen e dytë çerek-finale të Conference League.

Hollandezët e nisën ndeshjen në disavantazhin e 2 golave me ndeshjen e parë çerek-finale që përfundoi me fitoren 2 me 0 të Anderlecht. Mirëpo, një super Vangelis Pavlidis barazoi gjithçka që në minutën e 14’-të. Fillimisht një 11-metërsh i ekzekutuar në mënyrë perfekte në minutën e 5’-të e më pas një super gol ekipor pas 9 minutash e çuan ndeshjen në baraspeshë. Baraspeshë kjo që u ruajt deri në goditjen e penalltive.

Nga pika e bardhë e penalltive hollandezët nuk gabuan dhe mundën pastër me rezultatin 4 me 1, belgët e Anderlecht duke siguruar kështu gjysmë-finalet e Conference League. Tashmë gjithçka që ka mbetur për ta është të presin emrin e kundërshtarit në fazën tjetër, emër ky që do të zbulohët në fundin e sfidës, West Ham-Gent. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Vangelis Pavlidis, 0-1:

Goli i Vangelis Pavlidis, 0-2:

Goditjet e penalltive: