Ezgjan Alioski është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Leeds United dhe trajnerit Marcelo Bielsa. Sulmuesi me origjinë shqiptare luan prej disa vitesh në Championship me Leeds dhe ka shënuar disa gola të rëndësishëm.
Edhe në takimin e fundjavës kundër Milwall, Alisoki gjeti rrjetën, ashtu siç bëri para dy javësh kundër West Bromwich Albion. Këtë sezon, Alisoki ka shënuar tre gola në kampionat, por rrjeta kundër WBA, i është “vjedhur”.
Komiteti i golashënuesve të EFL ka vendosur që golin e Alioskit ta konsiderojnë si një autogol të mbrojtësit të WBA, duke e zbritur Alioskin në kuotën e dy golave dhe nga kreu i golashënuesve për Leeds. Momentalisht, Alioski është i grumbulluar me kombëtaren e Maqedonisë./abcnews.al