VIDEO/ Al-Hilal vazhdon dominimin në Arabi, Neymar dështon sërish të gjejë golin e parë

schedule22:16 - 29 Shtator, 2023

schedule 22:16 - 29 Shtator, 2023

Sauditët e Al-Hilal kanë vazhduar dominimin e tyre në Kampionatin arab të futbollit, teksa mbrëmjen e sotme mposhtën me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Al-Shabab, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit.

Dy gola në pjesën e dytë, nga Kalidou Koulibaly, në minutën e 68’ dhe Aleksandar Mitrovic, në minutën e 76’ mjaftuan, që “gjigandët” sauditë të gjenin fitoren e radhës. Mundësi shënimi pati dhe “fantazisti” brazilian, Neymar, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë ish-“ylli” i Barcelona e PSG u tregua i pasaktë.

Me këtë fitore, Al-Hilal vazhdon marshimin drejt titullit kampion, teksa pas 8 javëve të kampionatit ka arritur të grumbullojë plot 20 pikë, ndërsa skuadra e Al-Shabab vijon të mbetet në vendin e 11 të renditjes. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Kalidou Koulibaly, 1-0:

Goli i Aleskandar Mitrovic, 2-0:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!