Jo më kot janë në krye të tabelës të Saudi Pro League. Skuadra e Al-Hilal e ka treguar edhe një herë se është në gjendje të dominojë futbollin në Arabinë Saudite, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje i ka shkaktuar një “tërmet 7-ballësh” skuadrës së Abha, në përballjene vlefshme për javën e 18-të të kampionatit.
Sfida që përfundoi me rezultatin 7-0 u zhbllokua në minutën e 18’-të nga Milinkovic-Savic, që kaloi vendasit në avantazh, teksa Mitrovic dyfishoi rezultatin në minutën e 25’-të dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.
Në fraksionin e dytë, Al-Hilal u shfaq edhe më kërkues, ndërsa gjeti edhe pesë herë të tjera rrugën drejt rrjetës, me Al Daësari në minutën e 72’-të, Milinkovic-Savic në minutën e 79’-të dhe 90+5’-të, duke realizuar tripletë, Kanno në minutën e 82’-të dhe Neves në minutën e 86’-të.
Pas javës së 18-të, Al-Hilal kryeson Saudi Pro League me 50 pikë, 13 pikë më shumë se Al-Nassr i vendit të dytë, ndonëse skuadra e Ronaldos numëron dy ndeshje më pak, teksa Abha renditet në vend të 16-të me 14 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: