Skuadra e Al-Hilal ka arritur një fitore madhështore, mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “King Fahd International Stadium” ka mposhtur, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Saudi Pro League, skuadrën e Al-Nassr, pjesë e së cilës është edhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, me rezultatin e thellë, 3 me 0.
Tre gola, në pjesën e dytë, nga Sergej Milinkovic-Savic dhe Aleksandar Mitrovic, me këtë të fundit, që shënoi një dopietë, në minutat 64’, 89’ e 90+2’ mjaftuan për t’i dhuruar fitoren skuadrës së Jorge Jesus, e cila tashmë udhëheq e vetme kampionatin në vendin e parë të tabelës.
Skuadra e Al-Hilal është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, plot 7 më shumë se rivalët më të afërt, Al-Nassr, të cilët kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 34 pikë, në 15 javët e para të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: