Telashe për Harry Maguire, edhe jashtë fushe. Mbrojtësi, i cili është kritikuar shumë për paraqitjet e tij me Manchester United, tashmë duhet të përballet me autoritetet greke.
Anglez ndodhet me pushime në Greqi dhe është arrestuar nga oficerët e policisë për shkak se ka goditur një prej punonjësve të forcave të rendit. Maguire ka tentuar edhe t’i shpëtoje arrestimit, por nuk ia ka dalë.
Mbrojtësi i United është dërguar në anije me një patrullë policie dhe në momentin që zbret nga makina tenton të mbulohet. Gjithsesi ai është filmuar dhe një video e ka publikuar “Dailymail” në Angli.
Maguire u përfshi në një sherr, që nisi për shkak se një grup anglezësh po ngacmonin femrat që po shoqëronin futbollistin dhe miqtë e tij. Përmes avokatëve të tij, mbrojtësi ka hedhur poshtë gjithçka. Gjithsesi nesër do të duhet të paraqitet në prokurori. /abcnews.al