Leicester City ka kaluar në avantazh në sfidën kundër Arsenalit, në minutën e 68-të. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Jamie Vardy, arrin të shënojë, duke mposhtur portierin Bernd Leno nga një distancë e afërt. Leicester bëri një aksion perfekt nga krahu i djathtë.
Pereira dhe Gray kombinojnë mirë nga krahu i djathtë dhe numri 7 i Leicester, pason drejt qendrës. Maddison i rikthen pasimin me thembër dhe Gray pason menjëherë drejt Vardyt, i cili nuk e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Ky ishte goli i 11-të për Vardyn në 12 sfida, duke marrë dhe kreun e golashënuesve./abcnews.al