VIDEO/ Aksion shembullor i korçarëve, Skënderbeu dyfishon shifrat ndaj Erzenit

schedule16:32 - 27 Shtator, 2023

schedule 16:32 - 27 Shtator, 2023

Me nisjen e pjesës së dytë, “shijakasit” e Erzenit janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit ndaj Skënderbeut, mirëpo korçarët duket të jenë goxha në formë këtë të mërkurë, teksa në minutën e 70′ kanë gjetur dhe golin e dytë të sfidës.

Pas një krosimi fantastik nga goditja e këndit, mbrojtësi 23-vjeçar, Klevis Shaqe kërcen më lart se të tjerët, duke e çuar topin me një goditje të bukur me kokë, pas shpatullave të Hasanbellit. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: