Vetëm 14′ minuta u kanë mjaftuar “Galaktikëve” të Real Madrid, për të zhbllokuar sfidën ndaj skuadrës së Getafe, në përballjen e prapambetur të vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Një aksion perfekt i djemve të teknikut, Carlo Ancelotti është finalizuar më së miri nga “bomberi” spanjoll, Joselu, i cili kërcen më lart se të tjerët për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik të Lucas Vazquez. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al